Flash News

Ditari i Opozitës

Mediu takime me senatorët amerikanë: Folëm për korrupsionin në Shqipëri dhe pamundësinë e zgjedhjeve të lira

Mediu takime me senatorët amerikanë: Folëm për korrupsionin

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ndodhet në një vizitë në Washington ku është takuar me të tjerë senatorë amerikanë në Senat.

Në rrjetet sociale, ai shkruan se është takuar me senatorin John Cornyn dhe Kevin Cramer. 

Sipas Mediut, me senatorët diskutuan për situatën në Shqipëri, pamundësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, influencën e krimit të organizuar dhe korrupsionit Shqipëri, largimin masiv të shqiptarëve etj. 

"Së bashku me Senatorin John Cornyn jemi anëtar të Asamblesë Parlamentare të OSBE.

Asambleja do të ketë grupin e vet të vëzhgusve për zgjedhjet e 11 Majit në Tiranë për të ndjekur nga afër cdo problem të zgjedhjeve në bashkëpunil me misionin vëzhgues të ODHIR.

Me senatorin Conyn anëtar i Komitetit për Mardhenjet me Jashtë, Komitetit të Drejtlsisl dhe Komitetit të vecantë të Inteligjencës, diskutuam për situatën në Shqipëri pamundësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, influencën e krimit të organizuar dhe korrupsionit Shqipëri, largimin masiv të shqiptarëve, për shkak të munesës së shpresës dhe pasigurisë juridike dhe mungesës së funksionimit të ligjeve, kontrollit të jetës dhe cdo institucioni nga qeveria duke shkelur kushtetutën dhe liritë e të drejtat e qytetarëve shqiptarë.
Po ashtu diskutuam për cështjet e sigurisë në rajonin e Ballkanit.

Kënaqësi të takohesha me Senatorin Kevin Cramer anëtar i Komitetit të Sigurisë në Senat", shkruan Mediu. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fatmir Mediu (@fatmir_mediu)

Të fundit