Flash News

Ditari i Opozitës

Mediu takime me Senatorët Republikanë: Rezoluta e IDU, sinjal i fortë që kërkon standarde për zgjedhje të lira

Mediu takime me Senatorët Republikanë: Rezoluta e IDU, sinjal i

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është takuar me senatorë republikanë në Uashington, gjatë vizitës së tij në SHBA.

Mediu ka ndarë disa foto nga takimi me Senatorët Ted Cruz të TX, sen Mike Lee Utah dhe Sen Rick Scott Florida, ku falënderon për rezolutën e IDU e cila është një sinjal i fortë që kërkon vetëm standarde për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Faleminderit që EPP dhe CDI miratuan rezolutat për Shqipërinë, të cilat janë të ngjashme me atë që kemi propozuar këtu.

E di që këto ditë ju kemi shqetësuar me disa nga çështjet tona të brendshme.

Ajo që po përpiqemi të bëjmë është unifikimi i opozitës, jo për të luftuar mes veti, por për të qëndruar së bashku kundër një qeverie socialiste shumë të korruptuar dhe për të çuar Shqipërinë në standardet e vendeve anëtare të NATO-s, pasi ne jemi një vend anëtar i NATO-s dhe një vend me perspektivë të ardhshme në BE.

Sot, ne kërkojmë mbështetjen tuaj:

1.Së pari, sepse qeveria socialiste po bën çdo hap të paligjshëm për të shkatërruar opozitën, duke përdorur sistemin gjyqësor si një armë kundër liderëve politikë të opozitës përmes arrestimeve, gjyqeve, dhe ndodhemi në këtë situatë vetëm katër muaj përpara zgjedhjeve.

2.Së dyti, për shkak të qeverisë socialiste, një e treta e popullsisë, veçanërisht të rinjtë dhe profesionistët, kanë lënë vendin, duke krijuar një problem të madh për të ardhmen tonë. Në një vend me 3.5 milionë banorë, pothuajse 1 milion janë larguar që kur qeveria socialiste është në pushtet.

3.Ka prova të qarta që krimi i organizuar ka lidhje të forta me qeverinë, madje duke vendosur se kush do të jenë deputetët në listën e Partisë Socialiste. Kryeministri po bën gjithçka për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme, me qëllim të sigurimit të 2/3 së mandateve parlamentare, për të ndryshuar Kushtetutën dhe për të krijuar një sistem presidencial nën kontrollin e tij.

Rezoluta e miratuar nga IDU është një sinjal i fortë që kërkon vetëm standarde për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Një qeveri kujdestare është e nevojshme për të mbajtur larg duart e krimit të organizuar, korrupsionit dhe qeverisë nga zgjedhjet”, shkruan Mediu.

Të fundit