Flash News

Ditari i Opozitës

Mediu takime në kongresin amerikan: SHBA, e vendosur në luftën ndaj karteleve të drogës

Mediu takime në kongresin amerikan: SHBA, e vendosur në luftën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar takime në Uashington DC me kongresmenin Pete Sessions, Kryetar i Nënkomisionit për Qeverisjen, si dhe kongresmenin John R. Moolenaar.

Në rrjetet sociale, ai shkruan se mes tyre u diskutua forcimin e partneritetit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. 

Ai shton se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, duhet të përqëndrohet në reforma reale që rrisin sigurinë, demokracinë dhe qeverisjen e mirë.

"Në Kongresin Amerikan me Kryetarin e Nënkomisionit për Qeverisjen kongresmenin Pete Sessions, dhe kongresmenin John R. Moolenaar, ku diskutuam për forcimin e partneritetit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, duhet të përqëndrohet në reforma reale që rrisin sigurinë, demokracinë dhe qeverisjen e mirë.

Partneriteti strategjik me SHBA duhet të forcohet në prioritetet e përbashëta. Përkushtimi i SHBA për të vendosur në krye të axhendës së sigurisë luftën ndaj karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorët e tyre, është një lajm i mirë për Shqipërinë", shkruan Mediu. 

Të fundit