Flash News

Ditari i Opozitës

Mediu takon liderët ndërkombëtarë në Londër: Nevoja për ringritje të vlerave konservatore dhe individuale, çështje e rëndësishme

Mediu takon liderët ndërkombëtarë në Londër:

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka shprehur kënaqësinë për pjesëmarrjen në konferencën “Aleanca për qytetarë të përgjegjshëm” që u mbajt në Londër, ku morën pjesë përfaqësues nga mbi 90 shtete të botës.

Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi fjalën e Kryetarit Mike Johnson, i cili foli për nevojën e ringritjes së vlerave të individit dhe lirisë, duke u përballur me tendencën e kontrollit të qeverive në emër të globalizmit.

Mediu gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e ruajtjes së vlerave familjare, traditës dhe identiteteve kombëtare, si dhe nevojën për një partneritet të fortë midis Europës dhe SHBA-së, të bazuar në këto vlera.

 Ai përmendi gjithashtu fjalën e lideres konservatore britanike Kemi Badenoch, e cila foli për rikthimin e konservatorëve në përgjigje të sfidave të shoqërisë moderne.

 Mediu gjithashtu tregoi për analizën e thellë të Jordan Peterson mbi nevojën për ringritjen e vlerave njerëzore dhe forcën e individit në përballje me shpërbërjen e familjes dhe kombeve, duke e quajtur këtë një çështje të rëndësishme.

Në përfundim , Mediu theksoi kënaqësinë e tij për takimet me personalitete të shquara, si Kongresmenin Mike Cloud, Kongreswomen Harriet Hageman dhe Presidentin e Heritage Foundation, Kevin Roberts.

Të fundit