Flash News

Ditari i Opozitës

Mediu takon zv.sekretarin amerikan të mbrojtjes në SHBA: Kina ka penetruar në shumë sisteme dhe pajisje teknologjike

Mediu takon zv.sekretarin amerikan të mbrojtjes në SHBA: Kina ka

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu vijon takimet me zyrtarë dhe përfaqësues të ndryshëm gjatë një vizite disa ditore në SHBA.

Së fundmi, Mediu u takua me Governatoren e South Dakota Kristi Noe, ndërsa veçoi edhe takimin me zv/Sekretari Amerikan i mbrojtjes Gordon England.

Sipas Mediut, ky i fundit ngriti me shqetësim penetrimin e Kinës në shumë sisteme dhe pajisje teknologjike duke i bërë ato të pasigurta.

“Kënaqësi te takohesha me nje nga figurat me karizmatike Republikane ne SHBA, Governatoren e South Dakota Kristi Noem.

Mediu takon zv.sekretarin amerikan të mbrojtjes në SHBA: Kina ka

Një nga autoritetet më të larta Amerikane në administratën  Amerikane që na mundësoj cdo marrëdhënie të nevojshme për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO miku i shqiptarëve dhe imi personal zv/Sekretari Amerikan i mbrojtjes Gordon England.  

Si me sekretarin Rumsfeld edhe me sekretarin e mbrojtjes Gates ai u bë nje avokat i jashtëzakonshëm i Shqipërisë.

Ai vizitoj Shqipërinë si gjatë edhe mbarimit të aktivitetit të tij në Departamentin e Mbrojtjes.

Edhe sot gjatë drekës interesi i tij për Shqipërinë dhe Ballkanin ishte shumë konkret si njohës i çështjeve të sigurisë dhe problemeve që mund të krijohen nga Rusia në Ballkan.

Gjithashtu ai theksoj me shqetësim se Kina ka penetruar në shumë sisteme dhe pajisje teknologjike duke i bërë ato të pasigurta. Vlerësimi dhe siguria next kibernetike janë domosdoshmëri për cdo vend anëtar të NATOs”, shprehet Mediu.

Të fundit