Flash News

Ditari i Opozitës

Mediu tregon bisedën e fundit me Harasanin: Ishte i lodhur, por kishte shpresë

Mediu tregon bisedën e fundit me Harasanin: Ishte i lodhur, por kishte

Kreu i republikanëve, Fatmir Mediu ka kujtuar bisedën e fundit me ish-deputetin socialist Andis Harasani, i cili humbi jetën një ditë më parë pas sëmundjes nga e cila vuante.

Në një postim në Facebook, Mediu shkruan se bisedën me të e kishte para një muaji, duke folur për sëmundjen. Mediu tregon se Harasani pavarësisht se ishte lodhur prej sëmundjes, përsëri mbante shpresë.

Postimi:

“Me hidhërim të thellë mora lajmin se Andis Harasani ndërroi jetë në Nju Jork nga një sëmundje e rëndë.

Ndoshta ndanim bindje të ndryshme politike, por ruanim një miqësi të veçantë kur Andis ishte në Shqipëri edhe më vonë kur u shkëput në Amerikë.

Në datën 12 shkurt, Andisi më shkruajti për të më pyetur si jam, dhe më tha se jam me tumorr, pastaj biseduam në telefon ku më tregoi për sëmundjen e tij të rëndë dhe më tha se po kurohej në “Sloan Kettering" në Nju Jork, ishte i lodhur dhe i munduar shumë nga sëmundja, por prapë ishte i fortë dhe me shpresë.

Andisi ishte një mik i rrallë dhe në momentet e tij të vështira, prapë kishte përkujdesjen dhe këshillën e një njeriu të mençur.

Prehu në paqë miku im, edhe pse larg dheut dhe vendit tënd. Zoti i dhëntë forcë bashkëshortes dhe familjes tënde për të kapërcyer këtë moment shumë të vështirë.

Qoftë i paharruar kujtimi yt mik i mirë dhe gjithmonë i gjendur me zemër të madhe për këdo që kishte një hall”.

Të fundit