Flash News

Ditari i Opozitës

Mediu: Trump e riktheu Amerikën autoritetin kryesor gjeopolitik

Mediu: Trump e riktheu Amerikën autoritetin kryesor gjeopolitik

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu komentoi zhvillimet ndërkombëtare të ditëve të fundit.

Duke u ndalur te takimi Trump-Zelensky, Mediu tha në Syri tv se presidenti i SHBA arriti të rikthejë Amerikën si autoritetin kryesor gjeopolitik në botë. Duke shpresuar që lufta mes Ukrainës dhe Rusisë të mbarojë sa më shpejt, Mediu nënvizon se paqja duhet të arrihet pa ndryshime të territoreve.

“Trump arriti ta rikthejë Amerikën si autoritetin kryesor gjeopolitik nga pikëpamja ushtarake, ekonomike dhe e politikës së jashtme. Asgjë nuk mund të zhvillohet pa Amerikën.

Që në fillim Trump ka pasur një angazhim për një paqe mes Ukrainës dhe Rusisë.  Të shpresojmë që kjo luftë e përgjakshme të mbarojë sa më shpejt por pa ndryshime territoreve pasi do të krijonin një spirale jo vetëm në Ukrainë por dhe në rajone të tjera, dhe ajo që më shqetëson është Ballkani”, u shpreh Mediu. 

Të fundit