Flash News

Ditari i Opozitës

Mediu flet për krizën në Partinë Demokratike: Të gjithë skenarët të çojnë drejt ndarjes

Mediu flet për krizën në Partinë Demokratike: Të

Kreu i Partisë Republikane, njëherësh ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka komentuar krizën që ka përfshirë prej disa kohësh tashmë Partinë Demokratike.

Në një intervistë për A2, Mediu tha se fillimisht PD duhet që të pranojë që ka një krizë në gjirin e saj.

Për Mediun, të gjitha skenarët e mundshme të çojnë drejt një ndarje të demokratëve.

“PD është në një krizë që kërkon zgjidhje të menjëhershme. E vetmja mënyrë për ta gjetur këtë zgjidhje për gjykimin tim është që ne, e para duhet të arrijmë në bindjen që ka një krizë të brendshme dhe pastaj të shikojmë se kush është zgjidhja. PD ka një histori të jashtëzakonshme në këtë vend dhe PR ka qenë aleate e saj dhe e kërkon atë që të jetë e fuqishme.

Nuk më takon mua që të gjykoj se kush e ka gabim. Ajo që unë nuk pëlqej është kjo lufta dhe batutat e të fortëve. Duhet të dominojë arsyeja dhe logjika. Është shumë e rëndësishme se sa anëtari i Partisë Demokratike ndihet i përfaqësuar.

Po diskutojnë teknikalitete duke harruar se si duhet zgjidhur problemi. Të gjitha skenarët që po përpiqen të ndërtohen nga procedura, shikon sikur shkohet drejt ndarjes dhe jo drejt bashkimit”, deklaroi Mediu.

Të fundit