Flash News

Ditari i Opozitës

Megaoperacioni me zyrtarë e biznesmenë të arrestuar, Bardhi: SPAK të verifikojë favoret e Ramës me Tom Doshin

Megaoperacioni me zyrtarë e biznesmenë të arrestuar, Bardhi: SPAK

Deputeti demokrat Gazment Bardhi, ka përshëndetur megaoperacionin e zhvillua në disa qytete, ku në pranga ranë specialisti i Drejtorisë së Krimeve, Oltion Bistri një emër shumë i njohur dhe pjesë e posteve të rëndësishme në strukturën e rendit, Prokurori i Kukësit, Xhevahir Litën, anëtari i bandës së Bajrave, Astmer Bilalin, ish komisarin e Beratit, Ardit Hasanbengën, biznesmeni i kazinove dhe ndërtimeve Pëllumb Gjokën si dhe Edmond Prekën.

Bardhi nxit SPAK-un që të verifikojë të gjitha favoret qeveritare që Edi Rama, në bashkëpunim me Tom Doshin i ka siguruar Gjokës, duke nisur nga licensat e deri tek statusi i investitorit strategjik. 

“Përshëndes aksionin e SPAK për arrestimin e një prej lidhjeve të konsoliduara me krimin e organizuar të Edi Ramës në Shkodër Pëllumb Gjokës. GPPD nxit SPAK të verifikojë të gjitha favoret qeveritare që Edi Rama, në bashkëpunim me Tom Doshin i ka siguruar këtij anëtari të krimit të organizuar, duke nisur nga licensat e deri tek statusi i investitorit strategjik. Askush mbi ligjin është më afër se kurrë”, tha Bardhi.

 

 

Të fundit