Flash News

Ditari i Opozitës

Meloni në Lezhë, Xhaferri: Do vizitojë dhe pistën e Gjadrit ku niseshin qeveritare avionët me kanabis drejt Italisë

Meloni në Lezhë, Xhaferri: Do vizitojë dhe pistën e Gjadrit

Kreu i FRPD, Besart Xhaferri ka reaguar në lidhje me vizitën e kryeministres së Italisë,  Georgia Meloni në Lezhë.

Mes te tjerash Xhaferri, u shpreh se por nuk dihet nëse  Edvin Rama do ta çojë në aeroportin e Gjadrit, nga pista e të cilit niseshin avionët e mbushur me kanabis drejt Italisë.

Reagimi i Xhaferrit: 

Kur jehona e Narkoshtetit falë RAI 3 dhe BILD  ka përmbytur Italinë dhe Evropën njësoj si kanabisi shqiptar përgjatë viteve 2013-2020 kur fikeshin me urdhër qeveritar edhe radarët e ushtrisë, Kryeministrja Giorgia Meloni viziton këtë  të mërkurë Shqipërinë. 

Pjesë e vizitës do jetë dhe një ndalesë në Lezhe, ku do ndërtohet qendrat e emigrantëve, por nuk dihet nëse  Edvin Rama do ta çojë në aeroportin e Gjadrit, nga pista e të cilit niseshin avionët e mbushur me kanabis drejt Italisë. 

Nuk e dimë nesh masat e sigurisë për takimin në Lezhë janë marrë nga vartësit e atij drejtorit që sipas dosjes Metamorfoza ishte pronar parcelash kanabisi dhe dekonspironte operacionet e Guarda Di Finanza-s tek kultivuesit e kanabisit. 

Nuk ka asnjë dyshim që ky pakt personal me kumbar Don Agacion do ketë pasoja të rënda për raportet mes dy vendeve, pasi në themel të tij nuk është halli i emigrantëve por hallet e Edi Ramës, politikanit të damkosur si narkotrafikant në çdo kancelari të Evropës.

Të fundit