Flash News

Ditari i Opozitës

Meloni tregon datën, ja kur janë gati dy qendrat e pritjes së emigrantëve

Meloni tregon datën, ja kur janë gati dy qendrat e pritjes së

Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni, në konferencën e përbashkët për mediat me Ramën, ka zbuluar datën se kur do të nisë puna në kampin e emigrantëve në Gjadër dhe pikën e pritjes së tyre në Shëngjin.

Ajo tha se qendrat do të jenë gati në 1 gusht, ndërsa shtoi se koha për ndërtimin e tyre është lakuar shumë nga opozita italiane.

“Rendi publik brenda perimetrit të qendrave do të garantohet nga autoritetet italiane. Të dy qendrat do të jenë operative që nga 1 gushti.
Të gjitha ata që kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me datën e ngritjen e këtyre qendrave, sikur do të ndërtonim një qendër si Guantanamo.
Këtu gjërat do të funksionojnë dhe duhet të funksionojnë.
Marrëveshja mund të diskutohet edhe nga vende të tjera, mund të jetë edhe pjesë e zgjidhjes së BE, e kuptojmë ne dhe mbështetësit e emigracionit të paligjshëm”, u shpreh kryeministrja Meloni

Meloni ka treguar edhe kostot e ndërtimeve të këtyre qendrave, për të cilat tha se kapën vlerën prej 13.5mln eurosh.

 

Të fundit