Flash News

Ditari i Opozitës

“Memet e rrjeteve sociale i quan shpresa e re”, PD i përgjigjet Veliajt me shifra: Rinia zuri vetëm 0.07% te buxheti i bashkisë Tiranë

“Memet e rrjeteve sociale i quan shpresa e re”, PD i përgjigjet
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa dhe kreu i bashkise Tirane, Erion Veliaj

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa i është përgjigjur me shifra deklaratave ironizuese të kreut të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Gjatë një bashkëbisedimi me një grup të rinjsh në 29-vjetorin e FRESSH, Veliaj tha se "oferta e Lulzim Bashës dhe e opozitës për zgjedhjet e 25 prillit janë kandidatët që njihen si “meme” në rrjetet sociale".

Nga ana tjetër, sipas Zhupës, Veliaj nuk mund të flasë për rininë pasi sipas saj është e fundit në radhë për prioritet e bashkisë.

“Rinia është e fundit në radhë për prioritet e bashkisë por prapë kjo nuk e bën të ndalet propaganda boshe me kaseta të gatshme. Rinia e lënë në harresë, pa asnjë plan dhe projekt për ta fuqizuar, për ta punësuar, për ta dëgjuar, Veliaj i do vetëm si background për të thënë fjalimet boshe.

Modeli që ju ofrua nga rilindja në qeveri dhe bashki ku: trafikanti, përdhunuesi ishin në krye të vendit, me poste drejtuese dhe qeverisëse; ku i padiplomuari me tesere partie drejton institucionet, ku varfëria u ul këmbëkryc në shtëpitë e tyre, ku një vend pune nuk gjendet, ku tarifat e shkollimit u rritën, ku kartat e studentit ofron bluze dhe tallava, i bëri që ata të ishin të zhgënjyerit e parë që braktisnin vendin dhe kërkonin azil ekonomik.

Nga 2014 e deri sot pa llogaritur ata që kanë ikur ilegalisht, të rinj nën 34 vjeç që kanë kërkuar azil ekonomik janë plot 139.995 persona.

Rinia është e zhgënjyer nga qeverisja e dështuar dhe ju ka parë se cfarë keni ofroni në këto 8 vjet në qeveri dhe 6 në bashki. Rinia do jetë në krye të ndryshimit në 25 prill, për të larguar ata që mendojnë vetëm për tu pasuruar vetë!”, reagon Zhupa.

Ditari politik

Të fundit