Flash News

Ditari i Opozitës

Ç’mendon për Këlliçin dhe Bogdanin? Alimehmeti: Jemi tre oferta për demokratët

Ç’mendon për Këlliçin dhe Bogdanin? Alimehmeti:

Ilir Alimehmeti, kandidati i tretë i primareve për Bashkinë e Tiranës, ka folur rreth platformës së tij.

I ftuar në News 24, Alimehmeti komentoi edhe dy kundërshtarët e tij, Belind Këlliçi dhe Gert Bogdani. Doktori refuzoi ta quajë një garë mes të treve, por i konsideroi si tre oferta që i bëhen demokratëve.

I pyetur lidhur me fituesin Alimehmeti u shpreh se janë votuesit ata që vendosin.

“Të tre jemi shokë e miq, njihemi. Ju përmendët termin garë, unë e konsideroj këtë si ofertë. Aty keni tre oferta, mund të shtohen. Janë tre oferta për anëtarët demokratë, për simpatizantët demokratë, për votuesit, kë ata pëlqejnë më shumë, kë ata mendojnë që të përbashkuar mund të fitojë…se në fund të përbashkuar do shkojmë për 14 majin. Votuesit vendosin. Unë kam një bindje të fortë te votuesi dhe vendimmarrja e tij”, tha Alimehmeti.

 

Të fundit