Flash News

Ditari i Opozitës

“Merr vulën, pastaj bën mbledhje në hotel”, Godole: Pse nuk isha në mbledhjen e zhvilluar dje nga Alibeaj

“Merr vulën, pastaj bën mbledhje në hotel”, Godole:

Pedagogia dhe drejtuesja e Sekretariatit të të Përndjekurve Politik në PD, Jonila Godole ka rrëfyer pse nuk ishte dje pjesë e mbledhjes nga Enkelejd Alibeajt.

E ftuar ditën e sotme në rubrikën “Opinion” në News24,Godole tha se nuk kishte shkuar në një mbledhje që zhvillohej në një hotel, pasi sipas saj kjo ishte e papërshtatshme, sidomos pas marrjes së vulës së PD. Ajo e cilësoi situatën si tragjiko-komike.

“Nuk isha pasi ishte ditë e hënë dhe kisha mësim për të dhënë. Ishte dhe dita e parë e sezonit të ri. Bëra një pyetje se ku do zhvillohej mbledhja. Mbledhja do zhvillohej në hotel. Thashë që nuk do shkoja në një mbledhje si ilegale, kur të zhvillohet në seli. Unë nuk pata asnjë zyrë. Në një hotel mu duk adekuante dhe ironike, pasi pak ditë më parë mori vulën dhe pastaj zhvillon një takim në hotel. Situatë tragjiko-komike për mua.

PD po shkon drejt zgjedhjeve duke u marrë ende me veten. Jemi ende në fillim të saj, saqë zgjedhjet janë për 2 muaj. Ekuacioni Foltore, PD është e vështirë. Është e njëjta parti. Nga shtatori i 2021, ndodhi një çarje e madhe, e ndoshta jo aq sa e mendonim. Është një hall personal në çastin kur njëri jep dorëheqjen do të ishte një mënyrë e mirë për të parë nëse do kishim një problem”, tha Godole.

 

 

Të fundit