Flash News

Ditari i Opozitës

Mesazhi i Bashës për demokratët: Duhet te vazhdojme rrugen tone me qëllim rrëzimin e Edi Ramës

Mesazhi i Bashës për demokratët: Duhet te vazhdojme rrugen tone

Kryedemokrati Lulzim Basha, një ditë pas Kuvendit Kombëtar që u mbajt në pallatin e Kongreseve, i është drejtuar anëtarëve me një mesazh.

Basha i falenderon ata për angazhimin dhe përkushtimin e treguar në PD, dhe thekson se pavarësisht presionit ata nuk janë ndalur në punën e tyre. Basha thotë se qëllimi i tyre është rrëzimi i Edi Ramës dhe forcimi i Partisë Demokratike.

Mesazhi i plotë:

Te nderuar anetare te Kuvendit Kombetar, te dashur demokrate e demokrate! Ju falenderoj me mirenjohje per kontributin tuaj, per angazhimin dhe perkushtimin per te ardhmen e Partise Demokratike.

E di qe nuk kane qene dite te lehta per ju, e di qe keni qene nen presion, por me mire se kushdo ju e dini se ketu nuk behet fjale per fatin e nje individi por per fatin e PD-se.

Ne duhet te vazhdojme rrugen tone, duke mirekuptuar cdonjerin prej nesh qe sot, per shume arsye kane mendime te tjera por askush nuk eshte i tepert, te gjithe jane pjese e familjes tone. Une kam degjuar cdo kritike dhe natyrisht i mirepres pa asnje paragjykim, sepse ne te gjithe se bashku kemi vetem nje qellim, nje Parti Demokratike te forte dhe rrezimin e Edi Rames. Mirenjohje dhe respekt per secilin prej jush!

Pershendetje te perzemerta,
Lulzim Basha

 

Të fundit