Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: 1 km rrugë kushton 6 herë më shumë se në Serbi, kemi një qeverisje mafioze

Meta: 1 km rrugë kushton 6 herë më shumë se në Serbi,

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim me strukturat e gruas së Degës së Tiranës.

Gjatë fjalës që mbajti, Meta ka denoncuar qeverinë se abuzon me fondet për investimet publike, duke thënë se një km rrugë kushton 6 herë më shumë se në Serbi.

Po të kemi në konsideratë këto vjedhje të frikshme që ndodhin këtu ku një km rrugë e re kushton 6 herë më shumë se në Serbi dhe shumë e shumë vjedhje të tjera katastrofike me veprat publike, pa asnjë diskutim që mundësia për politika sociale për rritje pagash të qëndrueshme, për rritje të qëndrueshme të pensioneve është shumë e madhe.

Dhe do të sillte një mbështetje për familjet shqiptare që diskutojnë edhe qindarkën, por do t'i jepte dhe frymëmarrje konsumit, do të rriste edhe fuqinë blerëse, do të vinte në lëvizje edhe ekonominë”, tha Meta.

Sipas tij, vendi drejtohet nga një qeverisje mafioze dhe se shteti ka detyrime ndaj bandave.  

“Shqipëria është një vend me statistikat më të errëta. Ka vite që nuk rriten pagat dhe pensionet. Nëse do të ishin rritur pagat dhe pensionet, nuk do të vidhej në këtë mënyrë. Plehrat në Shijak digjen gjatë natës, në pabësi që njerëzit të mos i shikojnë.

Kjo që ndodh në Shijak, ndodh edhe në shumë bashki të tjera. Kjo është tipike një qeverisje mafioze. Sa e morën vesh që do shkoja unë, se bëra postimin, çuan një zjarrfikëse dhe arrestuan një se kishte djegur gomat e makinës. Është një shtet i kapur, jo thjesht një kryetar bashkie i papërgjegjshëm. Ky është nje shtet që ka detyrime ndaj bandave, sepse i përdor për të vjedhur votat, i përdor për të kërcënuar qytetarët”, u shpreh kreu i PL.

 

 

Të fundit