Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: 1 km rrugë në Shqipëri, gjashtë herë më shumë se në Serbi. Ora e drejtësisë ka ardhur!

Meta: 1 km rrugë në Shqipëri, gjashtë herë më

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzon qeverinë Rama se abuzon me fondet për infrastrukturën rrugore.

Nga Elbasani, ku zhvilloi një takim me strukturat e PL, Meta tha se një rruge e re në vendin tonë kushton 6 herë më shumë se në Serbi.

“Një rrugë e re në Shqipëri kushton 6 herë më shtrenjtë se në Serbi. Politika e fasadave 650 mln euro gati çdo vit dhe nuk ka të bëjmë me zhvillimin. Minimumi 200 mln euro janë vjedhje e pastër”, tha Meta.

Ai paralajmëroi gjithashtu se shtatori do të jetë pranvera e demokracisë.

Ora e drejtësisë ka ardhur. Shtatori do të jetë një pranverë e vërtetë e demokracisë dhe përmbysjes së këtij regjimi hajdutokrat që të vetmen rrugë shikon shkatërrimin e popullit shqiptar”, tha Meta.

 

 

  

Të fundit