Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: 28% e buxhetit të bashkisë së Durrësit ka kaluar për inceneratorin e Tiranës

Meta: 28% e buxhetit të bashkisë së Durrësit ka kaluar

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta denoncon se 28% e buxhetit të bashkisë së Durrësit ka kaluar për inceneratorin e Tiranës.

Duke folur në një intervistë për televizionin 'Star Plus' në qytetin e Shkodrës, Meta tha se bëhet fjalë për 10 milionë euro dhe tregon vetëm një model të Edi Ramës.

“28% e buxhetit te bashkise se Durresit ka kaluar per inceneratorin e Tiranes.

Bëhet fjalë për 10 milione euro. Ne vend qe te zgjidhnin problemet e qytetareve. Kjo eshte historia e pushtetit lokal te Edi Rames. Ky eshte nje model”, tha Meta.

Të fundit