Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: 5 prioritetet e PL garantojnë zhvillim dhe dyfishim pagash e pensionesh

Meta: 5 prioritetet e PL garantojnë zhvillim dhe dyfishim pagash e

Presidenti i PL, Ilir Meta ka komentuar gjatë konferencës së sotme treguesit ekonomikë të vendit duke iu referuar të dhënave të Eurostat për Rajonin.

Gjatë fjalës së tij Meta tha se, modeli ekonomisë shqipëtare mbetet i dominuar nga bujqësia,ndërtimi dhe importet.

FJALA E METES

Modeli ekonomik i vendit nuk është i orjentuar nga prodhimi dhe nga eksportet e mallrave dhe shërbimeve, dhe në veçanti të eksporteve të industrisë përpunuese, të cilat rrisin vlerën e produkteve për eksport.
Kjo është e dukshme për vetë faktin e peshës së ulët, tepër të ulët të industrise, dhe të shërbimeve krahasuar me të gjithë vendet e rajonit.

Së fundmi edhe Banka Boterore ka nënvizuar thelbin e Pesë Prioriteteve tona, se modeli ekonomik i vendit ka nevojë për transformim, sipas tyre, kuptohet është një gjuhë e moderuar dhe le të themi politike, po e qartë.
Por e thënë më shqip, modeli ekonomik ka nevojë për përmbysje, duke u orientuar ekonominë, nga eksportet, nga mirë shfrytëzimi i burimeve natyrore dhe jo nga sektori i ndërtimit dhe konsumit.

Shqipëria duhet të zhvendoset nga niveli i mesëm në nivelin e lartë të të ardhurave për frymë, ndaj duhet të ndodhë kjo përmbysje e modelit. Duhet të zhvendoset nga pagat e ulëta dhe produktiviteti i ulët, te prodhimi me vlerë të shtuar më të lartë, dhe i orientuar nga eksportet.

Fokusi duhet të jetë në shfrytëzimin e burimeve natyrore për rritjen e produktivitetit dhe të vlerës së shtuar, dhe sidomos të tërheqjes së investimeve të huaja. Pra, nga ndërtimi dhe konsumi, importi, ekonomia do të orientohet drejt rritjes së shpejtë prodhuese dhe njëkohësisht të eksporteve.

Në programin tonë Partia e Lirisë sipas 5 prioriteteve, pikërisht thekson nevojën e transformimit të modelit ekonomik të orjentuar drejt eksporteve, sepse :

 Klima mbytëse ndaj biznesit, mungesa total e konkurencës, korrupsioni i tejskajshëm, duke qenë vendi I parë në Europë për korrupsion, dhe I dyti për ryshfet, orientimi preferencial i investimeve nga qeveria vetëm tek klientët e saj.
Pra të gjitha këto, e kanë shkatërruar klimën e biznesit, e kanë deformuar strukturën ekonomike të vendit, larg qëndrueshmërisë, bazuar thjesht tek lëndët e para të papërpunuara, shfrytëzimi i burimeve natyrore pa krijuar vlerë të lartë dhe të qëndrueshme.
Bazuar tek puna me kosto të lirë dhe tek bujqesia, pa produktivitet, e cila është në këtë gjendje për shkak të mos mbështetjes, totale nga shteti.

 Në 11 vite qeverisje të Rilindjes struktura ekonomike, mbeti krejtësisht në vend. Dhe ajo nuk bëri asnjë hap përpara, drejt një ekonomie prodhuese dhe shërbimesh cilësore, që krijojnë vlerë të lartë dhe me eksporte në rritje. Dhe këto pasoja I ndiejnë të gjithë qytetarët, e sidomos në nivelin e pagave, që është më I ulëti në rajonin tonë. Por, dhe në nivelin e pensioneve që është më skandalozi në rajonin tonë.

 Struktura aktuale ekonomike, e bazuar vetëm në industrinë e ndërtimit, thjeshte për ta shndërruar Tiranën dhe Shqipërinë, në lavatriçe të parave të pista, ka sjellë këto pasoja kaq të rënda në krijimin e një ekonomie të qëndrueshme, në dobësimin e klasës së mesme në vend, në polarizimin ekonomik të shoqërisë, ku një grusht njerëzish janë pasuruar tejskajshëm,vetëm për shkak të lidhjeve me Edi Ramën dhe qeverinë, dhe pjesa më e gjerë e popullsisë, është varfëruar dhe s’ka mundësi të blejë një apartament ndërsa mbi 50.000 mijë apartamente vetëm në kryeqytet, janë bosh.

Partia e Lirisë është e angazhuar me programin e saj të 5 prioriteteve për modelin e ri ekonomik, duke ndryshuar këtë strukturë, përmes mbështetjes së prodhimit në industri :
 Duke filluar nga ajo agro-përpunuese, manifaktura, përpunimi i mineraleve dhe lëndëve të para të vendit, veçanërisht hidrokarbureve, si, dhe rritja e vlerës së shtuar të produkteve nga përpunimi i tyre.

 Rritja dhe dyfishimi i buxhetit për arsimin, e sidomos për kërkimin shkencor dhe inovacionin, janë një prioritet i jashtëzakonshëm I Partisë së Lirisë për të investuar për kapitalin njerezor. Niveli i buxhetimit për arsimin dhe inovacionin do të jetë mbi mesataren e vendeve të rajonit.

 Mbështetje e aktiviteteve prodhuese dhe eksportuese për të arritur brenda një mandati të paktën, nivelin e mesatares të vendeve të rajonit që 32.7, nga 8% që e ka sot Shqipëria, siç e ka pasur përpara 25 viteve. Duke dhënë mbështetje në infrastrukture (toka, rrjete inxhinjerike, rrugë), çlirim i administratës nga korrupsioni, dhe nepotizmi, dhe e theksoj janë 500 lidhje nepotike, vetëm në tatime dhe dogana. Dhe njëkohësisht dhe në mënyrë të veçantë, krijimi I shpejtë i zonave të lira ekonomike, sipas modelit të Maqedonisë së Veriut.
Mos harrojmë Maqedonia e Veriut e ka nivelin e eksporteve në 57 % të PBB. Sot. Me qeverinë e re jam I bindur që brenda 2-3 viteve do ta çojë 70 %, nga 8% që e ka Shqipëria. Vetëm në këtë mënyrë do të garantojmë rritjen e prodhimit, rritjen e produktivitetit, rritjen e eksporteve, dhe rritjen e pagabe dhe pensioneve për të gjithë qytetarët tanë.
Vetëm kështu do të krijojmë mundësi të reja punësimi me paga të standarteve dinjitoze.

Të fundit