Flash News

Ditari i Opozitës

Meta akuza qeverisë: I gjithë shteti i përfshirë në vjedhje

Meta akuza qeverisë: I gjithë shteti i përfshirë në

Ka nisur në Jalë kampi me të rinjtë e Partisë së Lirisë. Pas prezantimit të disa klipeve fjalën e mori, kryetari i kësaj partie, Ilir Meta, i cili ka hedhur akuza ndaj qeverisë për aferën e inceneratorëve. Nga kampi në Jalë, Meta e konsideron qeverinë si një regjim inceneratorësh.

Sipas tij, i gjithë shteti është angazhuar në një skemë të madhe për të vjedhur taksat e qytetarëve shqiptarë dhe për t’ia dhënë atë më pas 3 pronarëve të inceneratorëve të cilët sot janë në kërkim.

Ilir Meta: LSI shihej si pengesë nga qeveria pasi ishte forca politike që prishte pazaret e pazarxhinjve, që nuk kanë asnjë ideal dhe shqetësim. Pse nuk u jepet mundësia të rinjve të qëndrojnë në Shqipëri. I përzenë nga Shqiopëria të rinjtë me të gjitha çfarë bëjnë dhe me ftesën që u bëjnë bangladeshasve të vijnë. Nuk ka sit ë ndodhë ndryshe nga një armik i demokracisë, interesit kombëtar dhe interesit publik. Një armik i të vërtetave.

Rinia është një pengesë e pakalusheme për çdo regjim autoritar që do të mbretërojë përmes shantazhit, korrupsionit. Ëndrrat e të rinjve janë një sfidë që nuk mundet të përballen. Kanë shpresuar që përmes largimit të rinisë, do finalizojnë projektet e tyre grabitqare. LSI ishte një parti e cila në atë sistem, pasi sot jemi në kushtet e grushtit të shtetit, bëri më të mirën për të vendosur disa balance. Për të tejmkaluar disa kriza artificiale.

Gjithçka eci në vitet që kemi lënë pas. Bëri që të përmbyset rendi kushtetues, që të bëhej një grusht shtet. Shpuikën vendime dhe ligje për të ardhur në këtë sistem të kalbur. Regjimi i inceneratorëve. Është një shtet i tërë që punbon se si të mbledhi në mënyrë të paligjshme taksat e Tiranës, Fierit, Elbasanit dhe gjysmës së Shqipërisë, në mënyrë që disa persona në kërkim të marrin çdo ditë dhjetra mijëra euro. Përfshin gjithë shtetin në këtë vjedhje.

Keqpërdorin firmat e njerëzve që kanë ikur nga kjo botë prej vitesh. Barinjve që janë në Greqi, figurojnë këtu sikur firmosin miliona euro. Ata që janë në azile, firmosin. Ky regjim nuk ka prioritet rininë, buxhetin për arsiminb, kërkimin shkencor. Kërkon që të vetmit të rinj me vlerë në këtë vend, të jenë patronazhistët. Nuk mund të jetë e ardhmja, as patronazhimi dhe as qenia fasadë e këtyre moideleve që bot ai ka përzënë me kohë.

Të fundit