Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Autoriteti i Dosjeve ka konsumuar 6 vepra penale

Meta: Autoriteti i Dosjeve ka konsumuar 6 vepra penale

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, paditi në Prokurori Autoritetin e Dosjeve pas akuzave për të si ish-sigurims.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se Autoriteti i Dosjeve ka konsumuar 6 vepra penale, duke filluar nga "Shpërdorim detyre" e deri te "Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete".

“Lidhur me shkeljet flagrante kundër meje si ish-president dhe si kryetar i partisë së Lirisë , kanë konsumuar gjashtë vepra penale.

Anëtarët e AIDSSH kanë konsumuar të paktën 6 vepra penale, të cilat janë:

1. Shpërdorim Detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
2. Falsifikim i Dokumenteve shtetërore, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal;

3. Falsifikimi kompjuterik, parashikuar nga neni 186/a i Kodit Penal;
4. Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal;
5. Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik, parashikuar nga neni 267 i Kodit Penal;
6. Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete, parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal;
të kryera në bashkëpunim”, tha Meta.

 

Të fundit