Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Basha bojkotoi 13 tetorin, tradhtoi aleatët që donin zgjedhje vendore

Meta: Basha bojkotoi 13 tetorin, tradhtoi aleatët që donin zgjedhje

Presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza ndaj kreut të Partisë Demokratike se pas anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit në 2019-ën, Lulzim Basha e tradhtoi opozitën, duke bojkotuar 13 tetorin, datën e dekretuar nga presidenti për zgjedhje lokale.

Në një konferencë për shtyp, Meta tha se Basha dhe PD nuk kanë bërë asnjë kërkesë zyrtare pranë KQZ për t'u regjistruar si subjekt konkurrues, ndryshe nga aleatët e tjerë opozitarë.

"Pas anulimit të dekretit për zgjedhjet në datën 30 qershor unë bëra përpjekjet e plota për të arritur një dakordësi lidhur me një datë të re për zgjedhjet.

Pas dekretimit të datës 13 tetor si datë zgjedhjesh, veprimi më minimal i Bashës do të ishte që të paraqiste në komision kërkesën për regjistrim në zgjedhje, datë për të cilën ra dakord vetë. Por cfarë ndodhi?

Rezulton se zyrtarisht se Basha dhe PD nuk kanë denjuar të bëjnë as edhe një kërkesë zyrtare pranë KQZ për tu regjistruar në zgjedhjet që unë pata dekretuar për t’u bërë në 13 tetor të 2019. Por kujt i shërbyen këto veprime të Lulzim Bashës? Këto veprime ishin në sinkron të plotë me 4 komisionerët e KQZ të cilët ishin socialistë.

Lulzim Basha bojkotoi dhe 13 tetorin dhe aleatët e tij që donin zgjedhje vendore. Kryetari i KQZ-së në datë 3 gusht thirri mbledhjen e KQZ-së. 4 anëtarët e PS në KQZ që kishin zhvilluar zgjedhjet antikushtetuese të 30 qershorit nuk morën pjesë dhe bojkotuan. Dhe arsyeja e tyre ishte që dhe vetë kryetari i opozitës kishte bojkotuar 13 qershorin.

Atëhere lind pyetja për ccdo qytetar, kujt i shërbeu Lulzim Basha duke mos e regjistruar PD-në dhe për zgjedhjet e 13 tetorit 2019? Bojkoti i Basha edhe në 13 tetor ishte në sinkron të plotë me 4 anëtarët e KQZ së PS-së që organizuan zgjedhjet jokushtetuese të 30 qershorit. Nuk i shërbeu aspak vendit dhe as opozitës. Sot nuk ka asnjë këshilltar në Republikën e Shqipërisë. Basha nuk e mbështeti presidentin", tha Meta.

Të fundit