Flash News

Ditari i Opozitës

Meta bashkëbisedim online me qytetarët: Taksat shkojnë për investime lukse e klienteliste

Meta bashkëbisedim online me qytetarët: Taksat shkojnë për

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët online.

Në një lidhje live në Facebook, Meta iu përgjigj pyetjes se përse nuk ulen taksat.

Meta premtoi se do ketë një politikë të tërë të reduktimit të taksave që janë rritur gjatë qeverisjes moniste të Rilindjes.

Të gjithë e kanë të qartë se kemi një qeveri që vetëm rrit taksat në mënyrë arbitrare dhe përkeqëson shërbimet. Taksat shkojnë për investime lukse e klienteliste.

Kjo ndodh edhe për bashkitë e vendit. Do ketë një politikë të tërë të reduktimit të taksave që janë rritur gjatë qeverisjes moniste të Rilindjes.

Çdo tarifë do të ulet në vlerën e kostos së shërbimit. Ulje 50% e tarifës së pastrimit dhe gjelbërimit. Para që i shkojnë sot inceneratorit të Tiranës. Me pak fjalë një biznes nga këto ulje taksash mund të përfitojë 35 mijë deri 430 mijë çdo vit. Është një politikë e tërë që synon uljen e kostove për sipërmarrjet.”, shprehet Meta.

 

Të fundit