Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Beleri, i burgosur politik me direktivë të Edi Ramës

Meta: Beleri, i burgosur politik me direktivë të Edi Ramës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar arrestimin e Fredi Belerit i zgjedhur kryetar bashkie në Himarë në 14 maj.

I pyetur nga gazetarët në një dalje për mediat se a mundet që zyrtarë të një shteti tjetër të protestojnë në Shqipëri, Meta tha se Fredi Beleri është i burgosur politik me direktivë të Edi Ramës .

E drejtë do të ishte që të gjithë shqiptarët të protestojnë për këto probleme, - u përgjigj Meta, - që janë në të gjithë Shqipërinë. Shqipëria është dhe duhet të jetë një vend evropian dhe nëse nuk është e drejtë sipas qeverisë, duhet të kishte marrë masa për të mos i lejuar.

Nuk kam qenë partizan i ndërhyrjeve në zgjedhjet e të tjerëve (në vende të tjera) nga politikanët shqiptarë; natyrisht nuk më pëlqen që politikanë të huaj të ndërhyjnë në zgjedhjet e vendit tonë. Po nuk mund të bëjmë dy standarde, që para zgjedhjeve kryetari i bashkisë së Athinës uron kryetarin e bashkisë Tiranë për fitore dhe tani kur kemi shkelje të të drejtave të njeriut, po na bëka një veprimtari armiqësore. E theksoj, Fredi Beleri është i burgosur politik me direktivë të Edi Ramës dhe shtetit-juntë”, u shpreh Meta. 

 

Të fundit