Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Berati, qarku më i prekur nga tkurrja e popullsisë

Meta: Berati, qarku më i prekur nga tkurrja e popullsisë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u ndal sot në Berat nga ku deklaroi se ky qark është prekur më së shumti nga tkurrja e popullsisë dhe mbyllja e bizneseve të vogla.

Meta tha se nga keqqeverisja, qarku Berat përballet me probleme të shumta si vetëvrasjet, abortet dhe divorcet.

“Është për të ardhur keq situata në të cilën ndodhet popullata në Qarkun e Beratit, sepse Berati në vend që të shkëlqente për sa i takon zhvillimit dhe treguesve ekonomikë, për fat të keq është në krye të disa prej fenomeneve negative që kanë prekur vendin tonë.

Berati është një nga qarqet më të prekura nga shpopullimi. Berati është në vend të dytë për sa i përket rënies së numrit të lindjeve me 17%, ndërkohë që mesatarja në shkallë vendi është 12.7%. Në vitin 2021, tkurrja e popullsisë në Berat ishte 2.1% me 2500 persona më pak, në vitin 2022, situata u përkeqësua edhe më tej me 3600 persona më pak.

Berati është qarku i dytë me numrin  të madh të bizneseve të vogla të mbyllura, ku nga 2014-2021 bizneset e vogla ranë me 13%”, tha Meta.

 

Të fundit