Flash News

Ditari i Opozitës

Meta dënon dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakranit: Të vendosen autorët para ligjit

Meta dënon dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakranit: Të vendosen

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ashpër ndaj dhunës së ushtruar gjatë ditës së sotme në Vlorë, ku dy persona sulmuan avokatin e tij, Kujtim Cakrani.

Në një postim në Facebook, Meta e ka cilësuar ngjarjen si të rëndë dhe ka kërkuar që autorët e sulmit të identifikohen dhe të përballen sa më parë me drejtësinë.

“Dënoj me ashpërsi sulmin ndaj Avokatit Kujtim Cakrani nga dy banditë, të cilët jo vetëm duhet të identifikohen, por edhe të vendosen para ligjit sa më shpejt. Nuk është hera e parë, që sulmohen avokatët sepse jetojmë në një regjim ku ata konsiderohen jo vetëm të panevojshëm, por edhe problematikë. Solidaritetin tim të plotë me Avokatin Cakrani, me familjen e tij, si edhe me të gjithë kolegët!”, shkruan Meta.

Të fundit