Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Djegia e mandateve e planifikuar nga mafia, Basha mashtrues ordiner

Meta: Djegia e mandateve e planifikuar nga mafia, Basha mashtrues ordiner

Ish-Presidenti i republikës Ilir Meta ka sulmuar ish kreun e PD, Lulzim Basha gjatë fjalës që mbajti në konventën e LSI.

Meta e cilësoi Bashën si mashtrues ordiner, ndërsa tha se djegia e mandateve dhe bojkotimi i pushtetit vendor ishte një plan mafioz i oligarkëve. 

“Ilir Meta ka qenë kategorikisht kundër bastit të çmendur për t’i besuar një mashtruesi ordiner që të gënjen edhe për kohën, duke djegur mandatet, duke bojkotuar parlamentit, duke bojkotuar pushtetin vendor.

Më thoni a ka ndonjë vend afrikan që në pushtetin lokal që nuk ka përfaqësues të opozitës. Djegia e mandateve ishte e planifikuar nga mafia që drejton Shqipërinë, në mënyrë që të ndodhin të gjitha këto ngjarje që po ndodhin”, tha Meta.

    

Të fundit