Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Do të depozitojmë në Kuvend projektligj për legalizimet falas

Meta: Do të depozitojmë në Kuvend projektligj për

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha se do të depozitojnë në Kuvend një ligj për legalizimin e të gjitha ndërtimeve pa leje pa pagesë.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se synimi është t’i jepet fund pengmarrjes.

“Pas 10 vitesh nuk mund t’i ankohet askujt për çka ka ndodhur pa leje, ndaj për t’i dhënë fund kësaj pengmarrje, do depozitojmë së shpejti një ligj në Kuvend për legalizimin që të gjitha ndërtimet pa leje deri sot të legalizohen dhe të bëhen pa pagesë, veç atyre që janë në vepra të infrastrukturës publike, në mënyrë që qytetarët të shpëtojnë nga makthi i presionit nga shteti”, tha Meta.

Të fundit