Ditari i Opozitës

Meta: Dorëheqja e Bashës nuk ekziston në gjykatë, është një mashtrues i rëndomtë

Meta: Dorëheqja e Bashës nuk ekziston në gjykatë,

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet në lidhje me rolin e ish kreut të PD, Lulzim Basha dhe përfitimet e tij personale, kur tanimë nuk është gjë tjetër veçse një kryetar i dorëhequr.

I ftuar në “Debat” në A2CNN, sipas Metës dorëheqja e tij nuk ekziston në Gjykatë, ndërsa e cilësoi si një mashtrues të rëndomtë që çdo veprim apo mosveprim e kryen në shërbim të Edi Ramës, ku këtu përmendi edhe mos regjistrimin e PD në zgjedhjet e 13 tetorit.

“Një kryetar i dorëhequr dhe dorëheqja e të cilit nuk ekziston në Gjykatë? Mund të themi që është thjesht një mashtrues i rëndomtë që gjithçka e bën në funksion të Edi Ramës dhe për këtë sigurisht që merr shpërblime nga ai, që nuk janë të ndershme”, tha Meta.

 

Të fundit