Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Drejtësia e Re i merr direktivat nga tribunat e Kongreseve të “Rilindjes”

Meta: Drejtësia e Re i merr direktivat nga tribunat e Kongreseve të

META: Për fat të keq Drejtësia e Re i merr direktivat nga tribunat e Kongreseve të “Rilindjes”.

Ndaj denoncimet e faktuara dhe të paraqitura nga personat publikë dhe politikë nuk i merr në shqyrtim, për shpifjet e çdo ordineri të paguar nga Qeveria heton rrufeshëm.

Kryetari i Partisë Demokratike pa asnjë akuzë izolohet në arrest shtëpie ndërsa të gjithë e dinë se destinacionin e Klubit Sportiv “Partizani” në kompleks ndërtimesh e firmosi Edi Rama.

Edhe kur faktet, dokumentat dhe provat për korrupsionin e Qeverisë ulërijnë si në rastin e megaaferës së inceneratorëve, askush nuk guxon t’i përmendë emrin Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Edhe pse McGonigal është shpallur fajtor dhe është dënuar me burg, korruptuesi i tij Edi Rama, as nuk hetohet, as nuk vendoset para përgjegjësisë ligjore dhe as nuk thirret në SPAK.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është faktuar se ka rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak, duke dhënë miratimin në parim për studimin e fizibilitetit të inceneratorit imagjinar, që gllabëron çdo ditë 80 mijë euro.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është faktuar se ka futur në borxh për 30 vjet qytetarët për një vjedhje 500 milion euro dhe se ka lejuar zaptimin e 15 ha tokë jashtë territorit të Lejes së Ndërtimit të Projektit.

Por ndërsa Qeveria është vigjilente për të arrestuar dhe kallëzuar penalisht duke i trajtuar si terroristë qytetarët e thjeshtë hallexhinj për një kotec pulash, për një dritare apo çati pa leje, mbyll sytë dhe nuk reagon para çdo ndërtimi pa leje vetëm 5 minuta larg qendrës së Kryeqytetit.

Qeveria ka zgjedhur ta blejë pushtetin dhe drejtësinë për të vjedhur dhe frikësuar qytetarët dhe opozitën.

Sfida reale e opozitës sot nuk është vetëm të denoncojë kush është e keqja e këtij vendi, por sesi ta mundim atë pasi të gjithë qytetarët e dinë dhe po e përjetojnë në shpinën e tyre çdo ditë.

Ne duhet të mobilizohemi shpejt, ne duhet të kemi një plan veprimi me alternativa, propozime konkrete dhe me ide të reja, me njerëz të rinj dhe energjikë, që duan të kontribuojnë për një Shqipëri të drejtë, positive dhe të begatë.

Ndaj vlerësojmë se forcimi i opozitarizmit dhe konsolidimi i opozitës nuk është thjesht dhe vetëm një çështje e partive, anëtarësisë apo liderëve të tyre, por një çështje themelore e ekzistencës së demokracisë, pluralizmit politik, por mbi të gjitha, çështje ekzistenciale e qytetarëve dhe shoqërisë.

Partia e Lirisë është e bindur se çdo kontribut për forcimin e opozitarizmit fillon me forcimin e vetë Partisë së Lirisë, në zgjerimin e mbështetjes së saj qytetare dhe përfaqësimin e qytetarit dhe fermerit të thjeshtë, të mësuesit e mjekut, profesionistit e biznesmenit, që bazohet në punën e ndershme, të pedagogut e studentit, të veteranit dhe pensionistit.

Të fundit