Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Dumani, kancelari i SPAK-ut që përcjell shkresat për llogari të Ramës

Meta: Dumani, kancelari i SPAK-ut që përcjell shkresat për

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse është thirrur në SPAK, për dosjen CEZ-DIA. I ftuar në A2 CNN, Meta tha se është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, “për qejf të Edi Ramës”.

“Unë kam qenë në SPAK shumë seriozisht, për një çështje qesharake. Edhe për Cez DIA nuk kam asnjë lidhje unë, jo ka qenë në 2019 kur kam qenë në kulmin e presioneve që të shkelja Kushtetutën.  Unë atje jam thirrur për qejfin e Edi Ramës, por kam shkuar për të respektuar”, tha Meta.

Meta ka vijuar akuzat në drejtim të Altin Dumanit.

“Altin Dumani nuk është drejtuesi por fatkeqësisht kancelari i SPAK-ut, që thjesht përcjell shkresat për llogari të Edi Ramës. A është thirrur ndonjëherë Edi Rama nga SPAK-u? Edi Rama përgjegjësi kryesor për aferën e inceneratorëve nuk është thirrur asnjëherë nga SPAK. Erion Veliaj duhet të ishte arrestuar para 4 vitesh. Kjo tregon çdo gjë”, tha Meta.

Të fundit