Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Fitorja është e padiskutueshme, t’i japim fund qeverisë që ka në program shpopullimin

Meta: Fitorja është e padiskutueshme, t’i japim fund

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është ndalur këtë të martë në Pogradec, gjatë takimit elektoral së bashku me kandidatin e koalicionit  “Bashkë Fitojmë” në këtë qytet.

Meta u shpreh se Bashkia e Pogradecit është në prag të falimentimit dhe ka vuajtur si askush tjetër në këto katër vite edhe nga shpopullimi i rinisë.

Ai u shpreh se fitorja është e padiskutueshme në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, si dhe Pogradec.

Bashkia e Pogradecit është në prag të falimentimit. Ai duhet të iki se i kishte të gjitha mundësitë që të bënte diçka për Pogradecin dhe kurrë nuk e bëri. Pogradeci ka vuajtur si askush tjetër në këto katër vite edhe nga shpopullimi i rinisë.

Një vend pa rini është si një shtëpi pa fëmijëve. T’i japim fund një qeverie që e ka në program shpopullimin. Këtu nxitet shpopullimi i të rinjve dhe të rejave nga trevat e vendit aty ku mundësitë për zhvillim janë të jashtëzakonshme por mungon vullneti. Fitorja është e padiskutueshme. Është në Tiranë me Belind Këlliçin, në Durrës me Igli Carën, në Elbasan me Luçiano Boçin”, u shpreh Meta.

Të fundit