Flash News

Ditari i Opozitës

Meta flet për bashkëpunimin me opozitën: Nuk kam konkurrencë me Berishën

Meta flet për bashkëpunimin me opozitën: Nuk kam konkurrencë

Kryetari i Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur sërish për bashkëpunimin me ish-kryeministrit Sali Berisha.

I pyetur nga gazetarët në një konferencë me mediat se kush do e kryesojë opozitën pas krijimit të forcës ‘Partia e Lirisë’, tashmë ish-LSI, Meta tha se nuk ka konkurrencë me kryedemokratin Berisha.

Sipas tij, konkurrenca e vetme do jetë për të denoncuar korrupsionin e qeverisë.

Nuk është ky problemi ynë, se kush do jetë partia e parë e opozitës. Nuk je gjë tjetër veçse bisht i mazhorancës. Je i paaftë për ndryshim. Nuk kam asnjë konkurrencë, këto janë shpikje të kleptokracisë, me zotin Berisha.

Nëse do ketë konkurrencë, do jetë luftë e përditshme kundër korrupsionit ndaj kapjes së shtetit. Ftoj çdo qytetar, miq dhe partnerë që çdo informacion, çdo denoncim dhe deklaratë, ta sjellin tek Ilir Meta dhe Partia e Lirisë.

Të jenë 100% të bindur se nuk do i dalë emri si burim informacioni. Siç nuk i ka dalë askujt deri më tani. Kur qeveria ka vendosur ta përgjysmojë Shqipërinë, sigurisht ne si Parti e Lirisë do ndezim shpresën, flakën e demokracisë”, deklaroi Meta.  

 

 

Të fundit