Flash News

Ditari i Opozitës

Meta flet për koalicionin e 14 majit me Berishën: Fitorja do të jetë historik!

Meta flet për koalicionin e 14 majit me Berishën: Fitorja do të

Një ditë pas dorëzimit në KQZ të koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur i sigurt se pret fitore në zgjedhjet e 14 majit.

Duke folur në një tryezë me kandidatët për këshillin bashkiak të Tiranës, Meta tha se me anë të fuqisë së bashkimit dhe votës do të hidhen themelet e një pushteti vendor afatgjatë.

Nuk është diçka e re koalicioni ynë me Partinë Demokratike sepse është një koalicion i firmosur prej disa muajsh. Ka të bëjë me transformimin e këshillave bashkiakë në parlamente të vërteta vendore ku do të flasin vetë qytetarët nga tribuna e këshillit të bashkisë për problemet që ata ndeshin. Për padrejtësinë që kanë ndeshur dhe do u jepet zgjedhje shqetësimeve të tyre dhe jo klientelës së kryebashkiakëve dhe qeverisë në largim.

Zgjidhja që bëmë dje për të mos rrezikuar në çdo rast regjistrimin e kandidatëve tanë dhe opozitës së bashkuar në zgjedhjet e 14 Majit, të cilët janë zgjedhur përmes një procesi legjitim, na obligoi të bënim këtë zgjidhje që e optimizon rezultatin e opozitës së bashkuar dhe fuqizon kandidatët tanë në të gjitha bashkitë e vendit.

Fitorja do të jetë historike jo thjesht përmes fuqisë së bashkimit dhe votës së ndëshkimit për të gjithë këtë korrupsion, shpërdorim të taksave të qytetarëve por edhe gjithçka tjetër që vjen pas do të jetë e rëndësishme që të hedhim themelet e një pushteti vendor afatgjatë”, u shpreh Meta.

 

Të fundit