Flash News

Ditari i Opozitës

Meta flet për marrëdhëniet me ambasadoren amerikane: Me SHBA gjithmonë të shkëlqyera, SPAK i uroj suksese në “hetimin serioz”

Meta flet për marrëdhëniet me ambasadoren amerikane: Me SHBA

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për marrëdhëniet me SHBA-në dhe ambasadoren amerikane Yuri Kim në Tiranë. Kujtojmë se Yuri Kimt bëri një reagim disa ditë më parë për reformën në drejtësi. Gjatë një interviste për Faxnews, Meta tha se ambasadorja amerikane, në reagimin e saj nuk dha asnjë mesazh të fshehtë për ish-Presidentin.

Sipas tij, marrëdhëniet me SHBA-në i ka të shkëlqyera, teksa shton se vetëm dy persona kanë probleme në Amerikë, gruaja e Bilalit dhe Lulzim Basha për shkak të dosjes “Muzin”.

Pyetje: Ndiheni i sulmuar pas hetimeve nga SPAK?

Meta: Ndihem shumë i vlerësuar nga të gjitha sulmet që më bëhen për llogari të mafies në pushtet. Kjo vetëm se më motivon më shumë mua dhe PL-në, për ta nisur shtatorin me “Ramoviç shporru”.

Pyetje: Reagimi i ambasadores Yuri Kim për reformën në drejtësi, kishte një mesazh të fshehtë për ju?

Meta: Nuk ka se si të ketë mesazh të fshehur për mua, mesazhet e mia kanë qenë të hapur ndaj të gjithëve që kjo ka qenë reformë e dështuar. Është kapur prokuroria nga Edi Rama. Është vetë ai që në konfgresin e fundit ku e bëri të qartë se SPAK është krijesë e PS-së. Ekzistencën e vetë ia detyroi partisë. Është e qartë se kush janë personat që i bëjnë presion drejtësisë. Shqipëria ka rënë 26 vende përsa i takon treguesit antikorrupsion. Është vendi i dytë në botë për dhënien dhe marrjen e rryshfetit pas Zambias.

Pyetje: Si janë marrëdhëniet tuaja me ambasadoren amerikane Yuri Kim?

Meta: Marrëdhëniet e mia me SHBA-të kanë qenë dhe do jenë të shkëlqyera në mënyrën më absolute. Dy persona kanë probleme me drejtësinë e SHBA-së. Një është gruaja e Bilalit që është në krye të qeverisë. Tjetri dihet se kush është, miku i Muzinit. Është kënaqësia më e madhe nëse dikush më kërkon të më pyesë. Sepse do u bëj publike të gjitha çështjet për të cilat pyetem dhe përgjigjet e mia. Ne do vijojmë me aferën e inceneratorëve.

Të fundit