Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Grupi i SPAK-ut synon të marrë drejtimin e PL, përpjekje për eleminimin mafioz të Tedi Blushit

Meta: Grupi i SPAK-ut synon të marrë drejtimin e PL, përpjekje

Pas më shumë se dy javës në qeli, kreu i PL Ilir Meta ka dhënë një intervistë për Top Channel, ku ka folur për një sërë çështjes nga burgu 313 në Tiranë.

Ai thotë se grupi i SPAK-ut synon të marrë drejtimin e Partise se Lirisë, si dhe shton se ka përpjekje për eleminimin mafioz të Tedi Blushit, Sekretari i Përgjithshëm i PL. 

Pjesë nga intervista: 

Avokati juaj besoj ju ka informuar për qëndrimet e Sali Berishës. Si ju duket mbështetja e aleatit tuaj. A keni menduar për një moment se çfarë ka ndjerë Sali Berisha në 1998 kur u shoqërua nga policia dhe ju mbanit postin e Kryeministrit?

E falenderoj për solidaritetin e treguar z.Berisha dhe ai ka qenë i njohur nga ana ime me skenarët kundër meje dhe Partisë së Lirisë.
Ndërsa paralelja e hequr është pa kuptim sepse janë dy ngjarje të ndryshme në rrethana krejt të ndryshme.

Ju pak ditë më parë përmes një reagimi të gjatë për mediat u duk se e akuzonit ish-bashkëshorten për "tradhti" politike. Zonja Kryemadhi e ka "qortuar" avokatin tuaj, sepse nuk ka kërkuar arrest me burg për atë dhe masë detyrim paraqitje për ju, duke marrë përsipër çdo faturë financiare për të cilën akuzoheni nga SPAK. Pyetja ime është konkrete, a mendoni se jeni në qeli për faj të Monika Kryemadhit, zoti Meta?

Avokati im është serioz dhe nuk merret me klientët e avokatëve të tjerë.
Po kështu avokati im s’ka arsye të kërkojë masa për mua për arsye se unë nuk i jam shmangur drejtësisë apo hetimeve, përveçse nuk ekziston asnjë provë e shkeljes së ligjit nga unë në fletërrufenë prej 165 faqesh të SPAK.
Unë jam në qeli për të vetmen arsye se jam një kundërshtar i pashantazhueshëm dhe i pakorruptueshëm nga mafia ndërkombëtare dhe Edi Rama dhe jam këtu sepse këta duan të eleminojnë dhunshëm çdo politikan të përgjegjshëm dhe atdhetar.
Dhe unë jam këtu për të luftuar me bindje edhe më të fuqishme se përpara se të hyja këtu për të rrëzuar këtë juntë sorosiane që ka kolonizuar Shqipërinë dhe e ka shndërruar në një Narkoshtet.
Po kështu qëllimi kryesor i burgosjes time është që grupi i marrë peng nga SPAK-u prej gati një viti të rrëmbejë drejtimin e Partisë së Lirisë përmes blerjes dhe shantazheve të anëtarëve të Kryesisë dhe Komitetit Drejtues Kombëtar duke u përpjekur të eleminojnë në mënyrë mafioze Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi, si përfaqësuesi më i përkushtuar i kauzës tonë të sovranitetit dhe dëshmitari kryesor i tradhtisë për Detin.

Të fundit