Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Historinë e I.M është lojë Rama-Basha, autogol që do kushtojë shumë

Meta: Historinë e I.M  është lojë Rama-Basha, autogol

Në një konferencë për mediat, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi vendimin për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Ai tha se kjo është një lojë e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Gjithashtu theksoi se është tentativë për të tërhequr vëmendjen nga vjedhjet. Meta tha se Rama është shpikësi i email-it anonim ‘I.M’.

“Loja me historinë e I.M është lojë Rama-Basha. Ndodhi kur u zëvëndësuan dy anëtarë të Autoritetit Dosjeve. Lulzim Basha nuk ka mundësi të prishë punë, ai është peng i historive të tjera.  Opozitarë më të suksesshëm në biznese nuk ka parë historia botërore.

Tani Rama kërkon të shmangë vëmendjen nga këto 1 miliard dollarë të reja që planifikon për 7 kontrata të reja për vitin që vjen. Rama është shpikësi email-it anonim. E di mirë që ka bërë një autogol që do i kushtojë shumë.

Por ai ka më shumë gjëra të tjera. Partia e Lirisë e tmerron ja prish gjumin. Sa i takon Autoritetit të manipulimit ju e dini që me atë jemi në një proces gjyqësor dhe do të vazhdojë. Kuvendi i Shqipërisë është tromaksur nga aktet që ka parë kryetarja e kuvendit dhe e kanë tromaksur dhe atë. Tani të gjithë e dimë që kemi të bëjmë me një akt mafioz. Dhe zgjidhja është Edi Rama, i cili është një peng, se ai nuk është zoti i kësaj afere, ai është pengu i kriminelëve”, tha Meta.

Të fundit