Flash News
Kishte dalë për të kullotur bagëtitë e imta, humb jetën 55-vjeçarja në Pukë
Ligji i ri i Ramës, Berisha: U bëj thirrje pedagogëve dhe studentëve të mbrojnë lirinë akademike
Aksident në Korçë, makina përfundon në kanal, lëndohet shoferi
Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet autori
Inaugurimi i Namazgjasë, Lela: Rama shkeli Kushtetutën, lejoi Erdoganin të turqizonte ceremoninë
Meta i ashpër me Dumanin: Hape dosjen CEZ-DIA me urdhër të Ramës, të kanë thënë të më fusësh në burg
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e nisi konferencën e sotme për mediat me një ndjesë drjtuar prokurorëve të KLP, pas akuzave të hedhura ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.
Meta iu drejtua Dumanit duke i thënë se ka hapur dosjen CEZ-DIA me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
Meta: Mbështes deklaratën e Ambasadës së SHBA, mbështes edhe deklaratën e KLP që u krijua nga emërimet e Arta Markut, jua sqarova dje. Kërkoj ndjesë prokurorëve të SPAK që nuk janë si Dumani. E kam thënë edhe më parë që në SPAK ka Dum Duman dhe prokurorë që luftojnë krimin.
I them Dum Dumanit, ke përmendur tre herë emrin tim, i kë çuar edhe njerëz të më mbushin mendjen të iki nga Shqipëria. Pse legen si puna jote jam unë. Gjëmon vjehrrën time të marrësh peng familjen time e do të marrësh PL tia japësh atij torollakut. Nuk nxorëm mend nga lulushët ne?
Pse mo palaço ka frikë Ilir Meta nga burgu yt dhe amerikanëve si Adriano dhe McGonigali? Edhe nga burgu do ta shpërbej atë celulë kriminale. Do sjellësh ti demokracinë në Shqipëri, të kanë thënë të më fusësh në burg amerikanët e tu, po kur të doni. Ti hape dosjen CEZ-DIA me urdhër të Edi Ramës, ti shkove në burg takove Kastriot Ismailajn në burg duke i bërë presion që të dëshmonte kundër meje.