Flash News

Ditari i Opozitës

Meta i përgjigjet KLP-së: Dumani mos bëjë politikë, i dha mesazh Ahmetajt

Meta i përgjigjet KLP-së: Dumani mos bëjë politikë, i

Kreu i PL, Ilir Meta i është përgjigjur deklaratave të KLP, që dënoi sulmet e tij ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit.

Meta foli edhe për deklaratat e Ahmetajt për inceneratorët, duke thënë se Dumani paralajmëroi se gazetarët gjatë një takimi se do ketë surpriza.

"Për Dumdumanin. Arben Ahmetaj bëri një deklaratë, bëri të qartë që s’kishte lidhje me procedurën e inceneratorit. Në ato që tha aludoi qartë për Ramën dhe Veliaj. KLP që qenka shqetësuar shumë, KLP t’i thotë mos bëj deklarata politike, të veprojë sipas ligjit dhe kushtetutës. Dumdumani mblodhi gazetarët dhe tha prisni se do ketë surpriza për Arben Ahmetaj, surpriza ishte puna e ‘Bukës’. Dumdumani donte t’i jepte mesazh Ahmetajt mbyll gojën, shijo ca ke për të shijuar se mund ta bëjmë gjënë edhe më të vështirë", tha Meta.

Të fundit