Flash News

Ditari i Opozitës

Meta i përgjigjet Ramës: U argëtova me ‘ufon’, Skrapari do ketë 3 deputetë të sigurt

Meta i përgjigjet Ramës: U argëtova me ‘ufon’,

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi elektoral në Çorovodë, duke e ironizuar atë si "UFO" dhe akuzuar për premtime boshe dhe dështime të përsëritura në Skrapar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se Rama premton se do t’i çojë shqiptarët në Europë, por nuk flet asnjë fjalë për rrugën Skrapar-Përmet, e cila, sipas tij, ka mbetur në vendin Rog pa asnjë ndërhyrje që nga viti 2017.

“Nuk dëgjuam asnjë fjalë nga ‘UFO-ja’ pse devijoi rrugën e TAP-it që lidhte Skraparin me Korçën, as pse është shkretuar Skrapari këto 8 vite. Fondet për blegtorinë dhe bujqësinë, përfshirë edhe ato të BE-së, kanë përfunduar në inceneratorin fantazmë”, shkruan Meta.

 

Të fundit