Flash News

Ditari i Opozitës

Meta i sigurt për një mandat të dytë si president: Basha më nxori në pritë

Meta i sigurt për një mandat të dytë si president: Basha

Presidenti Ilir Meta shprehet si sigurt se do të vazhdojë të jetë kryetar shteti edhe për një mandat të dytë.

I ftuar në ABC, Meta thotë po ashtu se zgjedhjen do ta pranonte vetëm nëse në 25 Prill në Shqipëri do të kishte ndryshim të shumicës.

Mandat i dyte? Jam i sigurte qe po, por jo me përpara se 20 vite.

Nuk e kam patur synim as ketë mandat. Nese do kishte nje ndryshim me 25 prill do ta pranoja një mandat të dytë si President nëse do të bëheshin ndryshime, që Institucioni i Presidentit të kishte me shumë instrumente për të mbrojtur demokracinë.

Unë jam Presidenti që jam lënë vetëm, jam tradhtuar dhe më ka nxjerrë në prit opozita.

Detyrën time e kam bere shkëlqyer. Ishte vendosmëria ime qe pengoi pushtimin e Gjykatës Kushtetuese dhe mbi te gjitha qe riktheu Parlamentin pluralist”, tha Meta.

Të fundit