Flash News

Ditari i Opozitës

Meta ironizon fushatën e Ramës: Mos u habisni kur të kërcejë lakuriq, bën lloj lloj marrëzirash

Meta ironizon fushatën e Ramës: Mos u habisni kur të

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me vajzat dhe gratë e Njësisë Nr. 9 në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Meta komentoi fushatën e socialistëve dhe kërcimin e kryeministrit Rama nën tingujt e tallavasë, këngë me të cilën ka çelur fushatën. Meta tha se Rama do të bëjë gjithçka për të shmangur vëmendjen.

Meta tha se nuk do të habitej nëse do të shihte Ramën të kërcente edhe lakuriq, pasi është i aftë të bëjë lloj lloj marrëzirash.

Kreu i PL-së deklaroi se më 14 maj do të votohet për çdo gjë që lidhet me jetën, përveç mesazhit të korrupsionit dhe vjedhjes.

“Kandidatët e koalicionit bashkë fitojmë janë profesionistë, të zgjedhur në mënyrë demokratike.  Ndërsa të tjerët janë të parashutuar në minutat e fundit, përfaqësues të klaneve të ndryshme dhe janë aty për ti shërbyer grabitjeve të Ramës.

E keni parë si kërcen? Mos u habisin sikur të kërcejë edhe lakuriq. Do bëjë çdo gjë që të shmange vëmendjen. E ka çuar situatën ekonomike sociale të vendit në një greminë të vërtetë shoqërore. Ka polarizuar vendin kaq shumë duke favorizuar një sekt dhe duke varfëruar shqiptarët dhe duke goditur shtresën e mesme të Shqipërisë.

Ai është gati të bëjë lloj lloj marrëzish. Prandaj mos humbasim kohën. Më 14 maj votojmë për gjera të rëndësishme që kanë të bëjnë me jetën tonë. Përveç mesazhit politike kundër vjedhjes dhe korrupsionit”, tha Meta.

Të fundit