Flash News

Ditari i Opozitës

Meta ish-sigurims? Blushi-Ramës: Boll u fshehe pas fustanit të grave dhe të mamit, çfarë të lidh me dosjen ‘Scavolini’

Meta ish-sigurims? Blushi-Ramës: Boll u fshehe pas fustanit të grave

Tedi Blushi, sekretar i Përgjithshëm i “Partisë së Lirisë” ka bërë një reagim në faqen e tij zyrtare në Facebook, lidhur me çështjen e Autoritetit të Dosjeve që më herët bëri të ditur se ka rezultuar se një politikan i lartë me inicialet I.M. ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Ky reagim vjen pas reagimit që bëri sot më parë Rama, i cili tha se nuk e ka parë dosjen, duke theksuar se i beson  Autoritetit.

Ndër të tjera, Blushi pyet Ramën kush ia gjeti punën në revistën e Sigurimit. Po ashtu ai pyet se çfarë e lidh me spiunen “Neta” dhe kush është spiuni i faktuar N.L.

Sipas tij, Rama mashtron kur thotë se kryetaren e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sulën e ka propozuar Ilir Meta. Në fund, ai i kërkon kryeministrit të përgjigjet, duke i thënë të mos fshihet pas fustanit të grave.

Statusi i Tedi Blushit:

PESË PYETJE PËR EDI.K.R APO EDVIN KRISTAQ RAMËN DHE NJË SQARIM.

– Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama, a ke marrë rrogë apo honorare nga Sigurimi i Shtetit për punën që kryeje në revistën e këtij organi “Në shërbim të popullit”?

– Kush të gjeti punë në revistën e Sigurimit “Në shërbim të popullit” dhe në këmbim të çfarë?

– Çfarë të lidh ty me spiunen “Neta” që karikaturove në revistën e Sigurimit?

– A i ke ofruar Sigurimit ndonjë shërbim EKSTRA në 3 nëntor 1988. Kush ishte përkthyesi dhe çfarë të lidh ty me dosjen “Scavolini”? Po raportin ti e shkruajte?

– Kush është spiuni i faktuar N.L dhe a je i sigurt që nuk re në kurthin e “Radio Lojës”?

Karikaturisti me pagesë i Sigurimit të Shtetit, Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama mashtron rëndë kur pretendon se kryetaren e Autoritetit të Dosjeve ia ka propozuar Meta.

Të gjithë e dinë se ajo ka qenë Zëvendësministre e Veliajt (djali i instruktore Shpresës), e preferuara e tij dhe e Ramës.

Për më tepër, që karikaturisti me pagesë i revistës së Sigurimit “Në shërbim të popullit”, e di më mirë se kushdo që takimet apo bisedat për të cilat pretendon janë të dokumentuara.

Gjithsesi nuk ka më vend për justifikime dhe alibi.

Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë dhe Rama është përgjegjësi kryesor që ka urdhëruar manipulimet dhe falsifikimiet.

Ka shumë gjëra që kanë çmim.

Por kurrë Dinjiteti dhe Nderi.

Djali i Netës i di shaka këto.

Më keq për të dhe tarallakët që e ndjekin në këtë marrëzi!

BOLL U FSHEVE PAS FUSTANIT TË GRAVE DHE TË MAMIT! PËRGJIGJU TANI!

 

Të fundit