Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Ka koordinim perfekt midis rilindjes dhe SPAK për të blerë zgjedhjet vendore

Meta: Ka koordinim perfekt midis rilindjes dhe SPAK për të blerë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi në protestën e organizuar nga PL pranë inceneratorit të Tiranës se qeveria ‘Rama’ po koordinohet me SPAK për të blerë zgjedhjet vendore të 2023.

Meta thotë se drejtësia sot burgos hallexhinj për të bërë propagande dhe jo Ramën dhe kryebashkiakun Erion Veliaj që kanë kapur drejtësinë.

“Forca politike e PL dhe ish LSI e ka denoncuar 558 ditë më parë në 4 mars 2021 këtë aferë, dhe ende sot SPAK justifikohet se janë në hetime paraprake. Kështu kuptohet një veprim i diktuar nga kongresi i partisë. Burgosin hallexhinj për mos pagimin e një fature energjie por nuk çojnë para drejtësisë Ramën dhe Veliajn.

Kanë kaluar 558 ditë nga denoncimi me fakte i aferës, dhe ende ajo vijon. Sepse Rama dhe larva e tij kanë kapur për fyti drejtësinë.

Është e qartë se ka një koordinim perfekt midis rilindje se SPAK që të blihen zgjedhjet e vendore e të dënojnë ndonjë bedel të dorës së dytë që të thënë se drejtësi e re vazhdon”, tha Meta.

 

Të fundit