Flash News

Ditari i Opozitës

Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e PL

Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka depozituar një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës, në të cilin denoncon se persona të paidentifikuar kanë vjedhur një hard disc me materiale në zyrën e Partisë së Lirisë.

Në kallëzimin e Metës, thuhet se disa persona janë futur natën në zyrën e partisë që ai drejton dhe kënë vjedhur hard disc dhe e kanë zëvendësuar atë me një tjetër.

Siç kallëzon Meta, janë vjedhur të gjitha komunikimet elektronike.

"Është marrë pajisja DVR (hard disk) ekzistues dhe është vendosur një pajisje tjetër DVR (hard disk). Fakti që DVR (hard disk) është ndërruar dhe që pajisja DVR (hard disk) e vendosur ka një kapacitet më të kufizuar, ka mundësuar fikjen e kamerave natën. Ky fakt provohet jo vetëm nga informacioni elektronik i skedës, por edhe nga kapacitetet e ndryshme të pajisjeve DVR (hard disk).

Në këto kushte, nga ana e personave të paidentifikuar është konsumuar vjedhja e rrjetit të komunikimeve elektronike të Partisë së Lirisë, parashikuar nga nenet 137/a/2. Duam të sqarojmë organin procedues se këta persona jo vetëm që kanë qenë të paautorizuar por kanë hyrë në mesnatë në selinë e Partisë së Lirisë në rrethana që nuk njihen nga ana jonë.

Përveç sa përshkruam më lart nga ana jonë dhe stafi përkatës janë konstatuar lidhje, këputje dhe dëmtime të linjave kabllore, po nga persona të paidentifikuar, në kohë dhe si person, në tarracën e godinës së Partisë së Lirisë, të hyrë në seli në mënyrë të fshehtë.

Marrja e pajisjes DVR (hard disk) (ndërrimi i tij) përbën vjedhje jo vetëm në kuptimin e pajisjes DVR (hard disk) si pajisje elektronike, por në vështrim të nenit 137/a/2 dēmi parësor dhe qëllimi i vjedhjes së pajisjes DVR (hard disk) ka qenë vjedhja e rrjetit të komunikimeve elektronike me të Kjo vjedhje nga ana objektive rezulton se nuk mund të kryhet nga një person i vetëm. Fakt të cilin ju do ta konstatoni nga hetimi dhe kqyrja e vendit të ngjarjes dhe në lidhje me këtë mekanizëm kriminal, kualifikimi ligjor i veprës është sipas paragrafit të dytë të nenit 137/a, pra në bashkëpunim", thuhet në kallëzim.

Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të  Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të

Të fundit