Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Kanabis në Zall Herr dhe operacioni ‘Metamorfoza’, dëshmi se siguria kombëtare është rëndë

Meta: Kanabis në Zall Herr dhe operacioni ‘Metamorfoza’,

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar zbulimin e parcelave me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit, si dhe operacionin e SPAK ‘Metamorfoza’, ku në pranga ra një prokuror, biznesmen, zyrtar i lartë i policisë etj.

Në një deklaratë për mediat, Meta tha se këto aksione janë tregues së në çfarë situatë të rëndë është siguria kombëtare dhe e qytetarëve.

Meta shtoi se ka vetëm një autor për këtë inkriminim të policisë, që është Rama.

“Parcela me kanabis në një nga repartet kryesore të ushtrisë dhe Metamorfoza treguan se në çfarë situatë të rëndë është siguria kombëtare dhe e qytetarëve.

“Metamorfoza” tregon se si elementë të botës së krimit kontrollojnë drejtuesit e policisë së shtetit dhe përmes policisë  arrijnë të marrin informacione për kundërshtarët e tyre me anë të policisë, për ti ekzekutuar.

Ka vetëm një autor për këtë inkriminim të policisë, që është Rama.

Mbjella e kanabisit në repart nuk është hera e parë.

Nuk kemi të bëjmë thjesht me një grup të strukturuar kriminal, por me një përpjekje të këtij grupi të strukturuar kriminal në krye të qeverisë e shtetit që kërkon të kriminalizojë një shoqëri të tërë.

Këtë e shohim edhe në kursin e frikshëm të euros me lekun.

Asnjë alibi nuk qëndron, faktor madhor është vetëm euro që vjen si rezultat i aktiviteteve kriminale jashtë dhe brenda vendit.

Opozita të ndërgjegjësohet por të rrisë nivelin e bashkëpunimit për të përballur një situatë ku një grup i strukturuar kriminal kërkon të shndërrojë një shoqëri në një shoqëri të struktura kriminale.”

 

Të fundit