Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Koalicioni “Bashkë Fitojmë” është një ortek i pandalshëm, vetëm oligarkët s’janë të kënaqur

Meta: Koalicioni “Bashkë Fitojmë” është një

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e konsideroi koalicionin “Bashkë Fitojmë” një ortek të pandalshëm më 14 maj.

Meta tha për mediat se nga plani që koalicioni ka ndërtuar përfitojnë të gjithë qytetarët, përveç oligarkëve që janë të pakënaqur. Meta shprehu mbështetje të madhe për Belind Këlliçin, kandidat për kryebashkiak në Tiranë.

“Koalicioni Bashkë Fitojmë është një ortek i pandalshëm. Është realizuar në një plan fantastik me kandidatët tanë. Kemi Belind Këlliçin që ka plan për uljen taksave që do të përfitojë bizneset dhe sipërmarrësit. Përfitojnë vetëm qytetarët, të vetmit që s’janë të kënaqur, janë oligarkët. Ne kemi qëllim të fitojmë qytetarët shqiptarë në mënyrë që të mos na largohen nga vendi.

Dje dhe sot në Laprakë ka një entuziazëm të paparë për planin e Këlliçit, për transport falas dhe uljen e taksave. Janë plane jo vetëm realistë por edhe shpresëdhënëse”, tha Meta.

Të fundit