Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Korrupsioni i Veliajt ka bërë më shumë dëme se tërmeti i 2019

Meta: Korrupsioni i Veliajt ka bërë më shumë dëme se

Në një takim të organizuar mbrëmjen e djeshme me banorë të zonës së Kombinatit, kryetar i Partisë së Lirisë Ilir Meta, u shpreh mbi dëmet e korrupsionit në Bashkinë e Tiranë. 

Sipas Metës dëmet e korrupsionit në këtë Bashki janë më të mëdha se pasojat e tërmetit të pesë viteve më parë.

Kryetari i Partisë së Lirisë u shpreh se duhet të përveshim mëngët që të ndalojmë këto vjedhje nga incenerator fantazma dhe me Kompaninë 5D.

Postimi nga Ilir Meta:

Mbrëmë në Kombinat, ku dëmet e korrupsionit të Bashkisë së Tiranës janë më të mëdha se tërmeti i pesë viteve më parë, që la në qiell të hapur mijëra familje, por që sot ende nuk i kanë marrë banesat e premtuara.

Është koha për të përveshur mëngët sepse nuk mund të lejojmë më që të vazhdohet të vidhet pafund me inceneratorin fantazmë dhe me Kompaninë 5D që drejton Bashkinë e Tiranës.

Është koha për shkundje! Partia e Lirisë ka 5 prioritete kryesore për 10 vitet e ardhshme, në veçanti rritjen e pensioneve, mbështetjen e familjeve të reja dhe ndalimin e shpopullimit, që synojnë një Shqipëri europiane dhe me standarde të larta jetese.

Të fundit