Flash News

Ditari i Opozitës

Meta krah kandidatit Ismail Uka: 14 Maji, ditë ekzistenciale për Dibrën! Mbrojeni nga projekti i ‘Rilindjes’

Meta krah kandidatit Ismail Uka: 14 Maji, ditë ekzistenciale për

Ilir Meta ka reaguar në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit, ku në rrjetet sociale shprehet se qytetin e Dibrës edhe 4 ditë e ndajnë për ekzistencën dhe të ardhmen e saj.

Kreu i Partisë së Lirisë shkruan se programi i kandidati të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Ismail Ukës për uljen e taksave dhe mbështetjen e bujqësisë e turizmit, do të sjellin zhvillim të bizneseve në këtë zonë. 

POSTIMI I PLOTË: 

Kënaqësi të takoja shtabin elektoral të kandidatit tonë për Kryebashkiak të Dibrës, z.Ismail Uka.

Edhe 4 ditë na ndajnë nga 14 Maji, ditë shumë e rëndësishme, por edhe ekzistenciale për Dibrën në veçanti, për të ardhmen e saj.

Programi i shkëlqyer i Ismail Ukës për uljen e taksave, mbështetjen e bujqësisë e turizmit, vendosja e shërbimit urban me të gjitha njësitë administrative do të ndihmojnë për uljen e kostos së jetesës dhe zhvillimin e bizneseve kudo në këtë trevë të mrekullueshme.

Në emër të Partisë së Lirisë u bëj thirrje: Të gjithë të marrin pjesë në votimet e 14 Majit për të mbrojtur Dibrën me votën e tyre nga projekti shkatërrues i “Rilindjes” që nuk njeh kufij në korrupsionin dhe arrogancën e saj.

BashkëFitojmë!

Të fundit