Flash News

Ditari i Opozitës

Meta kujton anijen ‘Vlora’ të 31 viteve më parë: Që shpopullimi të marrë fund, duhet ndëshkuar kapja e shtetit

Meta kujton anijen ‘Vlora’ të 31 viteve më parë:

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka nxjerrë një video në rrjetet sociale të anijes “Vlora”, e cila u nis më 8 gushtit të 1991-shit me rreth 20 mijë shqiptarë drejt Italisë.

Hapja e kufijëve bëri që shqiptarët të dyndeshin në shtete të tjera për një të ardhme më të mirë. Referuar raportit të fundit, Meta thotë se edhe sot, pas 31 vjetësh, 40% e emigrantëve që kalojnë “La Manshin” janë shqiptarë.

“Që drama e madhe e shpopullimit të marrë fund dhe shqiptarët të ankorojnë shpresën në Atdheun e tyre, duhet ndëshkuar kapja e shtetit, modeli korruptiv dhe kriminal që lë në varfëri shumicën e qytetarëve, për të pasuruar një pakicë”, shkruan Meta.

Të fundit